Ndërlidhjet

KEJP KANAVERAL


Anija kozmike amerikane Discovery sot e filloi udhëtimin e saj dyditësh prej Gjithësisë për në Tokë, pas shkëputjes së suksesshme nga Stacioni Ndërkombëtar i Gjithsësisë. Gjatë shkëputjes, kapitenja Eieen Collins falënderoi ekuipazhin e këtij stacioni:
- Ajo që u themi atyre është se ne i falënderojmë ata që ishin mikritës aq të mirë. Ne jemi shumë të lumtur që kaluam kohë aty me ta. Këto janë kujtime të përhershme.
Anija Discovery pritet që të ateroj të hënën në mëngjes në Kejp Kanaveral në Floridë. Faza më e rrezikshme e kthimit është ajo e hyrjes në atmosferën e Tokës pasi nga fërkimet mund të krijohen temperatura të larta në anije. Para dy vitesh e gjysmë, anija Columbia u shkatërrua gjatë hyrjes në atmosferën e Tokës duke vrarë të shtatë anëtarët e ekuipazhit. Për t'ju shmangur ndonjë situate të këtillë tragjike, astronauti Steve Robinson ka bërë riparime të papara deri tash në pjesën e jashtme të anijes, para shkëputjes nga Stacioni Ndërkombëtar i Gjithësisë.
XS
SM
MD
LG