Ndërlidhjet

PETROPAVLOVSK


Rusia u ka shprehur "falënderime të thella" Britanisë, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e tyre për shpëtimin e 7 marinarëve, që kishin ngecur në fundin e Oqeanit Paqësor.
Më parë, një makinë e teledirigjuar britanike i këputi kabllot e antenës, e cila prej të enjtes e kishte ngujuar nëndetësen për fundin e oqeanit në lindje të siujdhesës Kamçatka.
Kjo bëri që nëndetësja të dalë në sipërfaqe, dhe tash të gjithë 7 marinarët janë në gjendje të lëvizin vetë.
Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Ivanov foli për operacionin e shpëtimit nga kuverta e anijes afër vendit të ngjarjes.
"Sipas vlerësimeve tona të para, që i bëmë para 5 minutave, gjendja e akuipazhit është krejtësisht e kënaqshme. Këta njerëz treguan vetëkontroll dhe vullnet të vendosur. Shfrytëzoj rastin të falënderoj gjithë Flotën e Paqësorit, dhe gjithë ata që na ndihmuan", tha Ivanov.
Shtetet e Bashkuara gjithashtu dërguan anije me specialistë, por ajo e Britanisë mbërriu e para.
XS
SM
MD
LG