Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

BAGDAD


Një ushtar amerikan, një irakien dhe një zyrtar i ministrisë së naftës e kanë humbur jetën në Bagdad.
Komanda e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara gjithashtu njoftoi se dje dy ushtarë amerikanë janë vrarë dhe tre janë plagosur nga një shpërthim në Irakun qendror.
Në Tikrit, policia tha se një sulmues vetëvrasës shkaktoi vdekjen e të paktën 5 njerëzve në një sulm para stacionit të policisë.
Ndërkohë, udhëheqësit politikë dhe anëtarët e komitetit hartues të projekt kushtetutës së Irakut, sot do të mblidhen në Bagdad për t'i zbutur dallimet që kanë rreth dokumentit.
Afati i fundit që dokumenti të dalë për t'u miratuar në parlament është 15 gushti.
XS
SM
MD
LG