Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ambasadori norvegjez në NATO Kai Eide, i dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Kofi Anan, pritet që javën e ardhshme të arrijë në Kosovë në një turne të fundit për vlerësimin e gjendjes në Kosovë, përfshi dhe shkallën e përmbushjes së standardeve. Zyrtarët e qeverisë së Kosovës thanë se kanë përmbushur detyrat e standardeve, përveç kthimit të të zhvendosurve që varet në masë të madhe nga komponenti ekonomik. Zoti Eide pritet që në shtator ta publikojë raportin e tij, që në rast se do të jetë pozitiv, do të hap rrugën për procesin e përcaktimit të statusit përfundimtar të Kosovës.
XS
SM
MD
LG