Ndërlidhjet

TEHERAN


Irani ka rifilluar disa aktivitete të konverzionit të uraniumit në uzinën në Isphahan, tha Mohammad Saidi, nënkryetar i Agjencisë për Energji Bërthamore të Iranit.
Punimet zhvillohen nën mbikqyrjen e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, ekipi i së cilës ka vendosur kamerat e saj në vetë uzinën.
Të gjitha aktivitetet në Isphahan u pezulluan në nëntor 2004, pas marrëveshjes së Iranit dhe treshes evropiane, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë, që Teherani të përfshihet në negociatat rreth programit bërthamor.
XS
SM
MD
LG