Ndërlidhjet

RIAD


Britania tha se disponon me "raporte të besueshme" se terroristët janë në "fazat përfundimtare" të planifikimit të sulmeve në Arabinë Saudite.
Në komunikatën e ambasadës britanike shprehet bindje se militantët planifikojnë sulme kundër perëndimorëve dhe lokacioneve të ndërlidhura me ta në Arabinë Saudite.
Ambasada tha se beson që aeroportet janë shënjestra të mundshme.
Njoftimi u bë pasi Shtetet e Bashkuara, sot dhe nesër i mbyllën misionet diplomatike në mbretëri për shkak të kërcënimeve terroriste.
Militantët e ndërlidhur me Al Kaidën ndërmorën një fushatë me bomba në mbretërinë saudite, gjatë së cilës prej vitit 2003 e humbën jetën afro 100 shtetas të huaj dhe civilë sauditë.
XS
SM
MD
LG