Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

NJU JORK


Benon Savan, ish kreu i programit të Kombeve të Bashkuara 'naftë-për-ushqim' është akuzuar për korrupcion dhe marrje të rryshfetit në vlerë prej 150 mijë dollarë.
Paneli hetues i programit gjithashtu tha se ka gjetur prova se Alexandar Yakovlev, ish zyrtar i KB për prokurime, ka marrë rreth 950 mijë dollarë nga shërbimet që u ka bërë kontraktorëve të ndryshëm.
Paneli drejtohet nga Paul Volcker, ish kreu i Rezervave Federale amerikane.
"Zoti Sevan tash është subjekt i hetimeve kriminale. Për t'u ngritur akuza kriminale kundër tij, komiteti rekomandon që lidhur me imunitetin e zotit Sevan, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan të veprojë sipas ligjit", tha Volcker.
Rusi Yakovlev dha dorëheqje në fillim të vitit, kurse qiprioti Sevan dje e shpalli dorëheqjen në një letër, në të cilën e kritikonte panelin dhe Kofi Annanin.
XS
SM
MD
LG