Ndërlidhjet

KALIFORNI


Anija kozmike "Discovery" është ulur në shkretëtirën e Kalifornisë, pas dy javësh qëndrimi në hapësirë.
Anija "Discovery" ishte paraparë të ulej dje në Qendrën e Hapësirës Kenedi në Florida, por për shkak të motit të papërshtatshëm u ndryshua koha dhe vendi i zbritjes.
Ky ishte udhëtimi i parë në hapësirë i organizuar nga NASA, agjencia amerikane hapësirës, që nga incidenti me anijen kozmike "Columbia", e cila u shkatërrua derisa hynte në atmosferën e Tokës. Për pasojë humbën jetën të gjithë astronautët në bord.
Anija "Discovery", për herë të parë drejtohej nga një astronaute femër. Me të mbërritur ajo deklaroi:
"Jemi të lumtur që u kthyem dhe uroj gjithë ekipin për punën e bërë."
XS
SM
MD
LG