Ndërlidhjet

BRUKSEL


Bisedimet për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian do të fillojnë në kohën e paraparë, ka bërë të ditur komisioneri evropian për zgjerimin, Oli Rehn.
Vitin e kaluar Brukseli caktoi 3 tetorin si datën e fillimit të bisedimeve. Por së fundi pas dështimit të kushtetutës evropiane në Francë e Hollandë ka pasur zëra që kërkojnë shtyrjen e bisedimeve. Vetë kryeministri francez së fundi kërkoi kushtëzimin e bisedimeve me njohjen e autoriteteve të Qipros greke.
XS
SM
MD
LG