Ndërlidhjet

TEHERAN


Irani vazhdon të mbështesë idenë e negociatave me Bashkimin Evropian rreth programeve bërthamore të Teheranit, pavarësisht ofertës së pak ditëve më parë, "e cila ishte fyese". Kjo ka qenë deklarata më e fundit e presidentit iranian, Mahmud Ahmadinexhad. Irani ka vendosur të rifillojë disa nga aktivitetet e veta bërthamore që lidhen me pasurimin e uraniumit, pavarësisht kërkesave të bashkësisë ndërkombëtare që të mos e marrë këtë hap.
Tre vendet evropiane, Britania, Franca dhe Gjermania, të cilat po ndërmjetësojnë me Iranin në emër të Bashkimit Evropian e kanë çuar çështjen për shqyrtim në Agjencinë e Energjisë Bërthamore të Kombeve të Bashkuara.
Kancelari gjerman, Gerhard Schroeder, tha:
"Nëse bordi drejtues i Agjencisë së Energjisë Bërthamore vendos që kjo çështje të dërgohet në Këshillin e Sigurimit për ne e rëndësishme është që ky konflikt të zgjidhet në mënyrë paqësore. Një përkeqësim i mëtejshëm nuk ndihmon askënd si nga pikëpamja ekonomike ashtu dhe nga ajo politike."
XS
SM
MD
LG