Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

PRISHTINË


Trupat e 84 shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë dhe të zhvarrosur në varrezat masive në Serbi, u dorëzan sot në vendkalimin kufitar në Merdare, autoriteteve të UNMIK-ut. Trupat janë zhvarrosur në Batajnicë afër Beogradit, një nga tri varrezat më të mëdha masive në Serbi ku trupat e shqiptarëve ishin dërguar në përpjekje të forcave serbe për të fshehur gjurmët e krimeve të tyre në Kosovë.
Shefi i Zyrës për personat e Zhdukur të UNMIK-ut Jose Pablo Baraybar tha se ky është kontingjenti me i madh i sjellë në Kosovë. Ai shfaqi shqetësimin për zvarritjen e kthimit të kufomave.
Deri tash janë kthyer 486 kufoma tw shqiptarëve të vrarë, ndërsa ne varrezat masive në Serbi mbesin edhe 350 kufoma tjera.
XS
SM
MD
LG