Ndërlidhjet

PRISHTINË


Përfaqësuesit e Listës Serbe për Kosovën e Metohinë kanë njoftuar sot përmes një letre kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Nexhat Dacin, se kanë formuar grupin e tyre parlamentar, me shef Rangjel Nojkiqin dhe se kanë caktuar Oliver Ivanoviqin anëtar të Kryesisë së Kuvendit. Letra e ishte përgjigje në shkresën e kryeparlamentarit Daci, konform qëndrimit të kryesisë së Kuvendit në mbledhjen e 13 korrikut të këtij viti, për t'u bërë këto emërime.
XS
SM
MD
LG