Ndërlidhjet

VJENË


Angjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore ka miratuar sot një rezolutë, në të cilën shprehen "shqetësime serioze" për vazhdimin e përpunimit të uraniumit nga ana e Iranit. Rezoluta kërkon nga Irani që ti ndalë të gjitha aktivitetet bërthamore, që kishin rifilluar këtë javë. Miratimin e rezolutës e konfirmoi zëdhënësja e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Melissa Fleming:
- Rezoluta për Iranin u miratua pa votim, me konsensus të plotë. Të 35 anëtarët e bordit u pajtuan për terminologjinë e tekstit të rezolutës.
Zyrtari iranian për energji bërthamore, Mohammad Saeedi tha sot se për Iranin kjo rezolutë është e papranueshme.
XS
SM
MD
LG