Ndërlidhjet

PRISHTINË


Zëvendësshefi i UNMIK-ut Larry Rossin, ka nënshkruar sot pesë vendime administrative të veçanta që përcaktojnë kufijtë komunalë të pesë njësive provuese në procesin e reformës së pushtetit lokal. Njësitë provuese me shumicë serbe, Graçanica dhe Parteshi do të kenë më shumë se një fshat, por do të jenë multietnike, ndërkohë që Mamusha me shumicë turke do të jetë një njësi e vetme komunale. Vendimi i UNMIK-ut është marrë pas mbështetjes unike që Grupi i Kontaktit i ka dhënë sot planit të qeverisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG