Ndërlidhjet

JERUSALEM


Presidenti amerikan George Bush nuk e përjashton
përdorimin e forcës si masë të fundit kundër Iranit, në mënyrë që ky shtet të heq dorë nga programi i tij bërthamor.
"Të gjitha opsionet janë në tavolinë", ka thënë Bush në Kraford, në një intervistë për një televizion izraelit.
I pyetur nëse kjo nënkupton edhe përdorimin e forcës, ai është përgjigjur:
"Sic kam thënë, të gjitha opsionet janë në tavolinë. Përdorimi i forcës është opsioni i fundit për cdo president, dhe sic e dini, ne kemi përdorur forcën kohë më parë, për të mbrojtur shtetin tonë", ka thënë Bush.
XS
SM
MD
LG