Ndërlidhjet

I. MEHMETI: PARTITË SHQIPTARE TREGUAN SE NUK E KANË AUTORITETIN E NEVOJSHËM PËR RASTIN E KONDOVËS


Intervistë me Ibrahim Mehmetin, analist nga Shkupi

RADIO EVROPA E LIRË
Z. Mehmeti si i komentoni zhvillimet e fundit në Kondovë dhe të gjitha ato reagime të mediave vendëse?

IBRAHIM MEHMETI
Rasti i Kondovës është duke u shndërruar në rast të çuditshëm, tërë kohës mbahet në krye të ngjarjeve si ngjarje shumë e rëndësishme dhe në të njëjtën kohë qeveria dhe presidenti paralajmërojnë zgjidhje për këtë rast, reaksione të ndryshme, por ne shohim se asgjë nuk ndodh në tërë kohën dhe krijohet përshtypja, që nuk bëhet fjalë për ndonjë rast aq serioz siç pretendohet, edhe pse, pa dyshim, nuk është gjendje normale, por mendoj se i tërë tregimi fryhet nga opinioni për arsye të njohura dhe nga ana tjetër nga politika, për arsye të nevojave të politikës ditore.

RADIO EVROPA E LIRË
Po si e vlerësoni qëndrimin e qeverisë në Shkup?

IBRAHIM MEHMETI
Mendoj se qeveria është disi e dekoncentruar lidhur me këtë rast, ajo nuk po gjen mënyrën më të mirë, është paralajmëruar nga qeveria se do të ndërmerren metoda policore, por kjo është cilësuar si kontraprodukitive dhe prandaj s'ka ndodhur kjo, në anën tjetr qeveria nuk ka gjetur ndonjë formulë apo qasje tjetër që do të zgjidhte problemin, mirëpo nuk do të kishte efekte pasuese negative, sepse supozohet se një aksion brutal apo policor do të ishte konrtaproduktiv dhe do të shkaktonte pasoja të padëshirueshme. Mirëpo duket se qeveria nuk njeh metodë tjetër dhe kjo mbetet një status quo.

RADIO RADIO EVROPA E LIRË
Z. Mehmeti si e shihni rolin e partive poltike shqiptare në raport me Kondovën, e cila gjithashtu ishte po ashtu temë në takimet e Fatos Nanos me krerët e BDI-së dhe PDSH-së?

IBRAHIM MEHMETI
Mendoj se partitë politike shqiptare treguan se nuk kanë autoritetin e nevojshëm për t'u ballafaquar me problemet e këtilla. Partitë shqiptare bënë mirë, që u bashkuan lidhur me këtë rast, ishin të vetëdijshme se duhet një koordinim, dhe kjo do të duhej të ishte një garanci se çështja do te zgjidhet, se problemi më nuk do të ekzistonte dhe nuk do të kishte nevojë për metoda policore, siç thashë edhe më parë. Por rezultati është se partitë nuk gëzojnë autoritetin e nevojshëm, ose ndoshta do të ketë raste tjera, që unë nuk i di, por është fakt se partitë edhe pse bënë disa orvatje dhe hapa konkretë nuk arritën ta zbusin apo zgjidhin problemin, ndërsa sa i përket takimit me kryeministrin aktual të Shqipërisë Fatos Nano, unë nuk mund ta kuptoj, edhe pse nuk ka asgjë të keqe, që ata të takohen dhe të bisedojnë, por mendoj se kjo çështje duhet të zgjidhet në Maqedoni dhe nga ana e partive politike, të cilat do të duhej të kishin aftësinë që të mund të zgjidhin një problem, sepse tekefundit, deputetët dhe pushteti i këtyre këtyre partive rrjedhin nga ky terren dhe ata duhet të ballafqohen me problemet e jo vetëm të kërkojnë votat.
Intervistoi Vullnet Poshka
XS
SM
MD
LG