Ndërlidhjet

JERUSALEM


Ministri izraelit i Mbrojtjes, Shaul Mofaz, ka kërcënuar se do merren masa të ashpra ndaj gjithë atyre që do përpiqen të ndërpresin proçesin e tërheqjes nga Rripi i Gazës.
Mesnata e sotme është afati i fundit kohor për largimin vullnetar të kolonëve nga 21 vendbanime hebreje. pas këtij afati ata që nuk janë larguar do të dëbohen me forcë nga ushtarët izraelitë. Sipas burimeve izraelite shumica e kolonëve janë larguar, por ende ka një numër të kufizuar që kërkon t'i bëjë rezistencë këtij vendimi. Lidhur me planin e tërheqjes, ish kryeministri izraelit Ehud Barak ka deklaruar:
"E shoh tërheqjen nga Gaza si një hap të nevojshëm të ndërmarrë nga Qeveria, dhe është simbolik fakti se kjo qeveri drejtohet nga Ariel Sharon, i cili ka qenë themeluesi i këtyre vendbanimeve. Por ai bëri një ndryshim prej 180 gradësh në qëndrimet e tij dhe vendosi se tërheqja i shërbente më mirë interesave dhe sigurisë së Izraelit."
XS
SM
MD
LG