Ndërlidhjet

TIRANË


Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka shprehur shqetësimin për zgjatjen e proçesit zgjedhor. Kjo u bë e ditur gjatë takimeve që kreu i shtetit pati me sekretarin e përgjithshëm të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçin dhe kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Zoti Ruçi pas takimit tha se ndanin të njëjtin mendim me presidentin lidhur me atë se Kuvendi i ri duhet të mblidhet pas çertifikimit të të gjitha mandateve nga Komisioni Qëndror Zgjedhor.
Nga ana tjetër kreu i demokratëve, Berisha u shpreh pas takimit se "situata pas datës 3 korrik është përdorur nga humbësit për të shpërdoruar qindra milonë lekë të buxhetit si dhe për të marrë vendime të cilat janë në kundërshtim si dhe cënim për buxhetin e shtetit". Berisha ka kërkuar edhe në takimin e sotëm mbledhjen e Kuvendit.
XS
SM
MD
LG