Ndërlidhjet

PRISHTINË


I dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, ambasadori Kai Eide në përfundim të një raundi bisedimesh me drejtues të institucioneve të Kosovës dhe drejtues të partive politike, ka takuar sot ministrin për kthim dhe komunitete në Qeverinë e Kosovës, zotin Slavisha Petkoviq. Me këtë rast, zoti Eide ka kërkuar nga të gjithë që të jenë konstruktivë lidhur me kthimin dhe të mos e pengojnë procesin, duke përdorur gjuhë nxitëse.
"Duhet ndërtuar një dialog dinjitoz dhe mendjekthjellët që mund të ndërtojë mirëbesimin dhe jo të përdoret gjuha nxitëse që mund të bëjë pikërisht të kundërtën", tha Kai Eide, për të precizuar se e kishte ngritur këtë çështje me Beogradin në disa raste dhe këto ishin porositë që ua kishte dërguar edhe zyrtarëve në Beograd.
Petkovic, ndërkaq, tha se është arritur pajtueshmëria me z. Eide se procesi i kthtimit duhet të përshpejtohet.
XS
SM
MD
LG