Ndërlidhjet

AMAN


Sulmues të panjohur kanë qëlluar me tre raketa nga territori jordanez, dy nga të cilat kanë rënë një pranë aeroportit në qytetin bregdetar të Eliatit derisa tjetra afër limanit të Aqabas në Jordani, ku ishin ankoruar dy anije të marinës amerikane.
"Asnjë marinar apo ushtar amerikan nuk e ka pësuar nga sulmet me raketë mëngjesin e sotëm rreth orës 8:45 në portin e Aqabas. raketa ka dëmtuar çatinë e një depoje që gjendet aty pranë", ka deklaruar për radion "Evropa e Lirë", komandanti amerikan Jeff Breslau.
Autoritetet e Amanit njoftuan për një ushtar të vrarë si pasojë e sulmit mbi depon.
Qyetet Aqaba dhe Eliat janë të pozicionuara përballë njëra- tjetrës në gjirin e Detit të Kuq dhe ndahen me vetëm 15 kilometra.
Ministri izraelit i Mbrojtjes Shaul Mofaz ka bërë të ditur se dy qeveritë po bashkëpunojnë në hetimet rreth sulmeve.
Përmes një deklarate në internet një grup i lidhur me Al Kaidën ka marrë përsipër përgjegjësinë.
XS
SM
MD
LG