Ndërlidhjet

BUKURESHT


Autoritetet sot kanë kumtuar se numri i personave që humbën jetën gjatë vërshimeve intensive në gjithë Rumaninë gjatë katër ditëve të kaluara ka arritur në 14, ndërsa 1200 persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre që janë shkatërruar. Vërshimet kanë shkatërruar afro 200 shtëpi dhe kanë dëmtuar më se 5000 sosh. Meteorologët kanë thënë se këto ishin vërshimet më të mëdha që e goditën këtë rajon në 50 vitet e fundit.
XS
SM
MD
LG