Ndërlidhjet

NETZARIM/RRIPI I GAZËS


Forcat izraelite sot hynë në koloninë e fundit hebreje në Natzarim.
Deri tash nuk ka raporte për konfrontime serioze mes forcave dhe 600 banorëve të kolonisë, që duhet të evakuohen.
Duke folur me trupat që morën pjesë në evakuim, kryeministri izraelit Ariel Sharon deklaroi se nga tërheqja prej Gazës do të përfitojë Izraeli:
"Në të vërtetë, keni bërë diçka që ka qenë vështirësi e padurueshme. Shumë e vështirë për banorët, për ju, por qenësore për shtetin e Izraelit", ka thënë Sharon.
Pasi të evakuohet Rripi i Gazës, forcat izraelite gjithashtu përgatiten për t'i evakuar 4 vendbanime hebreje në Bregun Perëndimor.
XS
SM
MD
LG