Ndërlidhjet

BEOGRAD


I dërguari special i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për vlerësimin e standardeve në Kosovë, Kai Eide, deklaroi se "pakënaqësia", të cilën ai e ka shprehur lidhur me përparimin e arritur në Kosovë nuk e përjashton "vlerësimin më të mirë" në raportin e tij përfundimtar.
Pas takimit në Beograd me ministrin e jashtëm të Serbisë dhe Malit të Zi Vuk Drashkoviq, Eide theksoi se në Kosovë nevoitet progres më i madh jo vetëm kur është fjala për marrëdhëniet etnike, por edhe për standardet në fushat tjera.
Duke shprehur keqardhje për mos pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në punën e Kuvendit, Eide ka vlerësuar se është shumë me rëndësi që përfaqësuesit e serbëve në mënyrë "konstruktive dhe të angazhuar" të përfshihen, ndërsa Beogradi të ketë "qasje konstruktive" në procesin e përcaktimit të statusit të ardhshëm të Kosovës.
Sot pasdite, diplomati norvegjez do të takohet edhe me presidentin e Serbisë, Boris Tadiq.
XS
SM
MD
LG