Ndërlidhjet

NETZARIM/RRIPI I GAZËS


Izraeli tha se evakuimi i civilëve izraelitë nga Rripi i Gazës është kompletuar.
Njoftimin e bëri Uri Bar-Lev, komandanti i policisë në Netzarim, vendbanimin e fundit nga gjithsejt 21 kolonitë e Gazës që u evakuan.
Policia gjithashtu njoftoi se ka mbetur vetëm një familje, e cila do të largohet më vonë.
Lideri palestinez Mahmoud Abbas e përshkroi tërheqjen si "fillim të tërheqjes së plotë nga të gjitha vendbanimet".
Abbas tha se palestinezët "nuk do të jenë të qetë" përderisa Izraeli nuk largohet nga të gjitha vendbanimet në Bregun Perëndimor.
Të enjten, forcat izraelite pritet t'i evakuojnë katër vendbanime hebreje nga Bregu Perëndimor.
XS
SM
MD
LG