Ndërlidhjet

LISBONË


Më shumë se 2.700 zjarrfikës vazhdojnë luftën e tyre për t'i shuar zjarret që kanë kapluar Portugalinë, e cila përballet me thatësirat më të mëdha në vitet e fundit.
Vendet tjera evropiane gjithashtu kanë dërguar helikopterë specialë për t'i dalë në ndihmë Portugalisë, ku flakët kanë shkretuar rreth 30 mijë hektarë me pyje.
Gjetkë në botë, të reshurat e mëdha kanë lënë dhjetra të vdekur dhe mijëra pa kulm mbi kokë.
Në Bullgari, përmbytjet që filluan qysh në qershor, deri tash kanë shkaktuar vdekjen e 24 njerëzve.
Shifra e të vdekurve nga stuhitë që goditën Rumaninë është ngritur në 16, dy persona konsiderohen të zhdukur, kurse 14 mijë veta janë evakuar.
Ndërkaq në Kinë, nga vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut kanë humbur jetën 15 persona.
XS
SM
MD
LG