Përfaqësuesit e subjektit politik të serbëve të Kosovës "Lista serbe për Kosovën e Metohinë" kanë diskutuar me kryeministrin Bajram Kosumi dhe ministrin e pushtetit lokal Lutfi Haziri lidhur me decentralizimin. Edhe pas këtij takimi nuk është arritur marrëveshje për pjesëmarrjen e serbëve në proçesin e decentralizimit. Po sot Oliver Ivanoviç nga LSKM-ja do takohet me shefin e UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen, ndërsa shefi i Zyrës amerikane, Philipe Goldberg po bisedon me ministrin Haziri për përfshirjen e serbëve në reformën e pushtetit vendor.