Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

BAGDAD


Kreu i Komitetit për hartimin e kushtetutës irakiane ka deklaruar se tre ditë nuk janë të mjaftueshme për të marrë pajtimin e arabëve sunitë lidhur me projektin e propozuar.
Humam Hamudi, në një konferencë për shtyp në Bagdad, tha se projekti i hedhur poshtë nga sunitët mund të dërgohet për miratim në Parlament e më pas do të dalë në referendum. Sunitët po kundërshtojnë konceptin e federalizimit, përcaktimin e Irakut si një vend islamik, por jo arab dhe disa pjesë të tjera të dokumentit. Deputetët sunitë në parlament ndryshe nga ata shiitë dhe kurdë nuk janë të zgjedhur me votë, pasi ky grupim i popullsisë nuk pranoi të merrte pjesë në zgjedhje.
Ndërkaq lidhur me kushtetutën irakiane zëdhënësja e Komisionit Evropian, Antonia Mokan tha:
"Ajo çfarë ne presim është një kushtetutë përfshirëse, që është bazë për një Irak të qëndrueshëm e të zhvilluar. Pa hyrë në dëshirat, nevojat apo kërkesat e grupeve të ndryshme në Irak, togfjalëshi kyç për Bashkimin Evropian është kushtetutë gjithpërfshirëse."
XS
SM
MD
LG