Ndërlidhjet

ASHGABAT


Presidenti turkmen Saparmurat Nijazov, ka ndaluar muzikën e inçizuar që të transmetohet në ngjarje publike, televizon apo në dasma, për të mënjanuar ndikimin e huaj. Sipas dekretit në fjalë ky vendim synon mbrojtjen e muzikës dhe traditës së vërtetë të popullit turkmen.
Presidenti i Turkmenistanit, vend i dalë nga ish Bashkimi Sovjetik, është i njohur për vendime të tilla, përfshi dhe shpalljen shenjtore të nënës së tij apo riemërimin e muajve të vitit sipas anëtarëve të familjes.
XS
SM
MD
LG