Ndërlidhjet

NJU JORK


Shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Afganistan, Jean Arnault, ka tërhequr vëmendjen se nëse dhuna vazhdon në Afganistan atëherë zgjedhjet e shtatorit janë në pikëpyetje.
"Është shumë herët të përjashtojmë përpjekjet që mund të shkaktojnë pengesa të mëdha para, gjatë apo pas zgjedhjeve. Për më tepër rritja e pasigurisë në provincat përgjatë kufirit lindor është një tjetër arsye për t'u shqetësuar për mbarëvajtjen e votimeve në këto zona", tha Jean Arnault para Këshillit të Sigurimit në Nju Jork.
Ndërkohë zëdhënësi i talibanëve ka tërhequr vëmendjen se do shtojnë sulmet, në përpjekje për të penguar zgjedhjet, por ka përjashtuar mundësinë e sulmeve ditën e votimeve.
XS
SM
MD
LG