Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

RAMALLAH


Kryeministri palestinez, Ahmed Qurei, ka dënuar aksionet e fundit të Izraelit gjatë të cilave u vranë pesë palestinezë, duke i cilësuar si "krim brutal".
"Vrasjet tregojnë se Izraeli nuk kërkon paqen dhe qetësinë në Bregun Perëndimor. Gjendja është shumë e vështirë dhe ne e shohim këtë si krim, i cili i bashkangjitet krimit tjetër të ndërtimit të murit të sigurisë nga Izraeli si dhe zgjerimit të vendbanimeve hebreje, veçanërisht në Jerusalem", tha Qurei. Incidenti ndodhi gjatë një operacioni sigurie të forcave izrealite në Tulkarem.
Xhihadi islamik dhe Brigada Martirët e Al-Aksës, grupe radikale palestineze, kanë deklaruar se do hakmerren.
Dy raketa artizanale u gjuajtën nga Rripi i Gazës në territorin izraelit, por nuk ka njoftme për të plagosur apo dëme të tjera.
Një grupim militant, Komiteti i Rezistencës Palestineze morri përgjegjësinë për sulmet.
XS
SM
MD
LG