Ndërlidhjet

VJENË


Kryenegociatori iranian në bisedimet nukleare, Ali Larijani tha se Teherani shpreson se bisedimet me Evropën do të vazhdojnë, por se nuk është i frikësuar për ndonjë referim para Këshillit të Sigurimit të OKB-së për sanksione te mundshme.
"Me fuqinë që ka Irani në rajon, nuk ka mundësi që Irani të brengoset për kërcënimet e Këshillit të Sigurimit. Nëse dosjet nukleare iraniane shndërrohen në dosje të sigurisë, nuk besoj se kjo do të jetë në interes të amerikanëve e as evropianëve", tha Larijani në Vjenë, pas bisedimeve me kreun e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore Mohamed El Baradei.
XS
SM
MD
LG