Ndërlidhjet

BAGDAD


Ushtria amerikane tha se rreth 1 mijë të arrestuar në burgun e Abu Ghraibit janë liruar në 3 ditët e kaluara. Në zhvillime tjera negociatorët shiitë dhe kurdë kanë deklaruar se kanë ofruar kompromiset finale mbi kushtetutën e Irakut. Sunitët citohet të kenë refuzuar dokumentin e fundit.
Në Uashington, shefi i shtatmadhorisë amerikane Richard Myers ka thënë se ka mundësi të reduktimit të trupave vitin e ardhshëm:
"Nëse vijmë te kjo fazë, nëse ngjarjet e diktojnë këtë, nëse vazhdon ky proces politik, atëherë ka mundësi që të reduktohen forcat. Por, jo reduktim i madh", tha gjenerali Myers.
XS
SM
MD
LG