Ndërlidhjet

TEHERAN


Kryenegociatori iranian në bisedimet nukleare, Ali Larijani tha se propozimet e reja të pesidentit iranian Mahmoud Ahmadinejad do të cojnë, sic e quajti ai, në një zbulim të madh mbi programin nuklear të Iranit. Larijani i cituar nga mediat iraniane, tha se Ahmadenijad ka bërë ndryshime të reja, detajet e të cilave do të njoftohen së shpejti. Ai tha se iniciativa mund te ketë qëllim një përfshirje më të madhe ndërkombëtare në bisedimet për programin nuklear, në të cilat aktualisht janë të inkuadruara vetëm Britania, Gjermania dhe Franca.
Më herët Larijani ka thënë se Teherani nuk i frikësohet sanksioneve të Këshillit të Sigurimit.
XS
SM
MD
LG