Ndërlidhjet

RAMALLAH


Lideri palestinez Mahmud Abbas ka dënuar sot sulmin vetëvrasës në Izraelin jugor si një akt terrorizmi. Një sulmues vetvrasës palestinez ka hedhur veten në ajr në një stacion autobusash në Beersheva. Burimet mjekësore thonë se dhjetëra persona janë dërguar në spital pas shpërthimit. Dy nga ta janë në gjendje serioze.
Një zëdhënës i qeverisë izraelite tha se sulmi vë në pah dështimin e Autoritetit Palestinez, që të veprojë kundër militantëve, që sic ka thënë ai po e rrezikojnë procesin e paqes.
Në zhvilime tjera parlamenti izraelit aprovoi planin që trupat egjiptiane t'i zëvendsojnë ushtarët izraelitë në kufirin mes Egjiptit dhe Gazës.
XS
SM
MD
LG