Ndërlidhjet

TIRANË


Nje delegacion i mazhorancës, fituese e zgjedhjeve të 3 korrikut do të takohet sot me presidentin e Shqipërisë Alfred Moisiu. Perfaqësuesit e mazhorances së djathtë, që kryesohen nga nëkryetarja e PD-së Jozefina Topalli, do t'i kërkojnë presidentit Moisiu që të caktojë më 3 shtator mbledhjen e parlamentit të ri dhe të mos e shtyejë në një datë tjetër, edhe sikur Komisioni Qendror Zgjedhor të mos ketë shpallë rezultatin përfundimtar. Më vonë Mojsiu pritet të takojë edhe kreun e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Ilirian Celibashin.
XS
SM
MD
LG