Ndërlidhjet

BRUKSEL


Komisioni Evropian sot tha se Turqia mund t'i fillojë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian në tetor ashtu siç është planifikuar, përkundër refuzimit të saj për të njohur Qipron.
Zëdhënësja e komisionit Francoise Le Bail, tha në Bruksel se njohja e Qipros nga ana e Turqisë nuk është kusht për fillimin e bisedimeve.
Franca ka këruar që Turqia të njohë Qipron përpara fillimit të bisedimeve, duke pohuar se refuzimi i Turqisë për të njohur legjitimitetin e një vendi anëtar të BE-së është në kundërshtim me frymën e anëtarësimit në unionin.
XS
SM
MD
LG