Duke sjellë me vete stuhi të forta dhe shira të mëdha, uragani Katrina i ka goditur brigjet jugore të Shteteve të Bashkuara, afër qytetit New Orleans me shpejtësi prej 240 km/orë.
Raportohet se tre persona të moshuar e kanë humbur jetën gjatë një evakuimi.
Më shumë se 1 milion njerëz janë larguar nga New Orleans, kurse rreth 9 mijë të tjerë kanë kërkuar strehim në stadiumin qendror. Në qytet priten edhe përmbytje nga valët e larta disa metra.
Kryetari i bashkisë Ray Nagin i shpjegoi arsyet përse ka urdhëruar evakuimin e detyrueshëm të qytetit.
"Ne përballemi me stuhinë nga e cila shumica druanim. Por nuk dua që qytetarët të krijojnë panik. Dua që ata ta kuptojnë se kjo është gjë serioze, prandaj i ndërmorëm këto masa të papara", tha Nagin.
Ndërkohë, ekspertët thonë se uragani Katrina është një nga arsyet e rritjes së çmimit të naftës në tregjet aziatike, ku një fuçi sot u tregtua mbi 70 dollarë.
Sipas tyre, kjo ndodhi sepse në Gjirin e Meksikës gjenden infrastrukturat kryesore të naftës dhe gazit.