Ndërlidhjet

NEW ORLEANS


Të paktën 80 persona kanë vdekur përgjatë Gjirit të Meksikos në Shtetet e Bashkuara si pasojë e uraganit Katrina. Guvernatori i Misisipit Haley Barbour tha se mbi 80 persona dyshohet se kanë vdekur vetëm në shtetin e tij, nga uragani Katrina, që goditi bregdetin e Gjirit të hënën.
Prefekti i New Orleansit në Luizanën fqinje, Ray Nagin, tha se pothuajse tërë qyteti është nën ujë:
"Qyteti i New Orleansit është në gjendje shkatërruese. Si duket 80 për qind e qytetit është nën ujë. Në disa pjesë të qytetit, uji arrin thellësinë në 6 metra. Të dy aeroportet janë në ujë", tha Nagin.
Ketrina së pari ka goditur shtetin e Florida javën e kaluar duke vrarë të paktën 7 persona.
Analistët vlerësojnë se dëmet në shtetet e prekura arrijnë në 26 miliardë dollarë.

PARIS
Autoritetet franceze thanë se 7 persona kanë vdekur pas shpërthimit të zjarrit në një bllok banesash në Paris, të banuara me imigrantë afrikanë. Shkaku i zjarrit është duke u hetuar.
Zjarri vjen vetëm pak ditë pasi një zjarr vdekjeprurës mbyti 17 afrikane në Paris.
XS
SM
MD
LG