Ndërlidhjet

BEOGRAD


Persona të panjohur kanë hedhur në orët e hershme të mëngjesit një granatë dore në shtëpinë e liderit të Ligës së Hungarezëve të Vojvodinës Jozef Kasa në Suboticë.
Ka pasur dëme materiale në shtëpi, por jo të lënduar, ndërsa policia po e heton rastin.
Kasa nuk ka bërë ndonjë koment të menjëhershëm për media. Ai njihet si një kritik i tendencave nacionaliste të politikës serbe dhe në shkurt të këtij viti i tha OSBE-së se Serbia po "fundoset në euforinë nacionaliste"
XS
SM
MD
LG