Ndërlidhjet

BAGDAD


Afër 650 irakianë shiitë kanë vdekur në një rrëmujë mbi urën e lumit Tiger në Bagdad, derisa po shkonin në një ceremoni fetare.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Adnan Abdul Rahman tha se 648 persona janë vrarë dhe më shumë se 300 të tjerë janë lënduar kur njerëzit kanë kërcyer nga ura ose janë shtyrë drejt vdekjes në lumin Tiger, pas thashethënave se një sulmues vetëvrasës do ta hidhte veten ne ere. Një person që ka parë rrëmujën e përshkruajti skenën:
"Ne ishim në zonën e shenjtë të Kadhimias dhe disa persona thanë se atje ishte një makinë bombë. Kanë qenë mijëra njerëz në urë. Njerëzit janë frikësuar dhe i ka kapur panika. Ata filluan të shkelin mbi njëri-tjetrin", tregon dëshmitari.
Ministri i brendshëm Bayan Jabor ka fajësuar kryengritësit, duke thënë se një terrorist ka futur panikë në turmë.
Kjo ishte humbja më e madhe e jetërave në Irak që nga pushtimi në mars të 2003, dhe shumë nga viktimat ishin gra dhe fëmijë. Dy orë më herët 7 persona janë vrarë nga sulmet me mortaja.
Kryeministri irakian Ibrahim Jaafari ka shpallë tri ditë zie për të vdekurit.
XS
SM
MD
LG