Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

GDANSK


Polonia po shënon 25 vjetorin e themelimit të sindikatës Solidariteti, sindikata e parë e pavarur në ish bllokun sovjetik.
Mbi 20 krerë shtetesh dhe personalitete tjera janë mbledhur në qytetin limanor të Gdanskit.
Lech Walesa, që ka udhëhequr lëvizjen tha se mijëra punëtorët e përfshirë në grevë ishin aktorët kryesorë në rënien e komunizmit në Poloni dhe Evropë:
"Gjenerata ime pa armë dhe pa gjak ndryshoi sistemin, tërë epokën. Duke folur thjesht, ne thyem dhëmbët e ariut këtu në Gdansk, kështu që ariu nuk mund t'i hante të tjerët të cilët u munduan të cliroheshin," tha Walesa.
Presidenti i Gjeorgjisë Mihkeil Sakashvili tha se ai i konsideron lëvizjet që e sollën atë dhe presidentin ukrainas Viktor Yushcenko në pushtet si një valë e dytë e Solidaritetit.

SYDNEY
Ish prefekti i Nju Jorkut Rudolph Giuliani tha në një forum ndëkombëtar të biznesit në Australi se është duke e shqyrtuar mundësinë për të kandiduar për president të SHBA-ve. Ai tha se vitin e ardhshëm do të vendosë nëse do të kandidojë ose jo. Giulani ka mbajtur dy mandate si prefekt republikan dhe është lavdëruar për udhëheqjen e tij pas sulmeve të 11 shtatorit në Nju Jork.
XS
SM
MD
LG