Ndërlidhjet

BAGDAD


Ministria Irakiane e Shëndetësisë tha se të paktën 840 persona kanë vdekur nga rrëmuja në një urë mbi lumin Tiger në Bagdad.
Rrëmuja ka ndodhur derisa mijëra shiitë po shkonin në një ceremoni fetare dhe dikush ka hapur panikë se në turmë gjendet një sulmues vetëvrasës.
Njerëzit janë vrarë dhe lënduar kur kanë kërcyer nga ura ose janë shtyrë drejt vdekjes në lumin Tiger. Zyrtarët irakianë presin që shifra e të vdekurve të rritet edhe më tej.
Këshilltari për Siguri Kombëtare i Irakut, Moëafaq al-Rubaie ka falenderur të gjithë ata, që kanë ndihmuar të mbijetuarit:
"Zemra ime është përhkrah atyre që kanë reaguar në mënyë patriotike dhe jo sektariane, dhe tek fqinjtë e agrët, në al Adhaminë sunite, banorët e së cilës kanë ardhut t'i ndihmojnë vizitorët, që kryesisht janë shiitë dhe kjo tregon unitetin e këtyre njerëzve", tha al Rubaie.
Në zhvillime tjera ushtria amerikane tha se dy pjesëtarë të saj janë vrarë në sulme të ndara dje dhe sot në Irakun qendror.
XS
SM
MD
LG