Ndërlidhjet

BAGDAD


Mijëra njerëz në Bagdad dhe rrethinë po marrin pjesë në funeralet e rreth 1 mijë pelegrinëve myslimanë shiitë, që u mbytën dje në një rrëmujë në një urë mbi lumin Tigër në Bagdad. Qeveria ka shpallur tri ditë zie. Turma po mblidhej në xhaminë Kadhimia në veri të Bagdadit, kur dikush brenda turmës ka përhapur panikun për një sulmues vetëvrasës. Shumë nga të vdekurit janë gra dhe fëmijë. Muhamed al Qaisi që jeton afër urës e përshkruajti skenën pas rrëmujës:
"Familjarët e të vdekurve kanë qëndruar në shtëpitë përreth deri në perëndim të diellit, ndërsa fëmijët e vdekur janë sjellë në xhami. Nuk ka fjalë që e përshkruan këtë. Ka qenë një fatkeqësi për të gjithë myslimanët", thotë Al Qaisi.
Liderët nga tërë bota kanë shprehur keqardhje për tragjedinë.
XS
SM
MD
LG