Ndërlidhjet

AMSTERDAM


Bashkëpunimi i Kroacisë dhe Serbisë e Malit të Zi me Tribunalin e Hagës ende nuk është i plotë, ka thënë kryeprokurorja Carla del Ponte. Më tej ajo ka shtuar se "është e turpshme" për Serbinë dhe Bosnjën që dy më të kërkuarit nga Gjykata, Karaxhiq e Mlladiç janë ende të lirë. "Mbrojtja që ata po marrin nga institucionet shtetërore tregon se institucionet në fjalë kanë shumë gjëra për të fshehur. Veçanërisht ushtria serbe është e frikësuar të përballet me të vërtetat që Mlladiç e Karaxhiq mund të nxjerrin në sipërfaqje. Nuk përjashtoj mundësinë se edhe disa segmente të bashkësisë ndërkombëtare mund të jenë të interesuar që t'i mbajnë disa fakte të fshehta", ka deklaruar Del Ponte në një fjalim të mbajtur në Bernë të Zvicrës.
XS
SM
MD
LG