Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Pakistani do dërgojë një delegacion në Izrael, por ende nuk është gati të njohë shtetin e Izraelit. Këto komente i ka bërë presidenti Pervez Musharaf, pas takimit të ministrave të jashtëm të dy vendeve në Stamboll.
"Pakistani i kushton rëndësi të madhe dhënjes fund të pushtimit të Izraelit në Gaza. Ne e shohim këtë si fillimin e një procesi që do t'i japë fund pushtimit Izraelit dhe krijimit të shtetit palestinez", tha Kurshed Kasuri, ministri i jashtëm i Pakistanit.
Nga ana tjetër, Izraeli ka bërë të ditur se ka pezulluar planet për zgjerimin e vendbanimit më të madh hebrej në Bregun Perëndimor, çfarë ishte kritikuar ashpër nga palestinezët.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG