Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

NEW ORLEANS


Shpërthime masive i kanë tronditur sot brigjet e lumit në New Orleans. Shkaqet ende nuk dihen, kurse CNN raportoi se ishin përfshirë disa vagonë.
Ndërkohë, dhjetëra mijëra të mbijetuar nga uragani Katrina kanë mbetur pa ushqime, ujë dhe energji elektrike, kurse gjendja e sigurisë në këto rajone është thuajse jashtë kontrollit.
Kryetari i bashkisë së New Orleans Ray Nagin sot i akuzoi autoritetet federale se nuk janë përgjigjur shpejt ndaj katastrofës.
"Autoritetet federale as që kanë idenë se çfarë po ndodh këtu. Ata erdhën këtu me kamerat televizive pasi uragani kishte kaluar", tha Ray Nagin.
Uragani shkaktoi 1 milionë të zhvendosur. Numri i saktë i viktimave nuk dihet, por llogaritet në disa mijëra.
XS
SM
MD
LG