Ndërlidhjet

NAPOLI


Kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia nuk do t'i bëjë më koncesione Bashkimit Evropian.
Erdogan tha në një tubim në Napoli se Turqia i ka plotësuar të gjitha kërkesat si vend kandidat i BE-së para fillimit të bisedimeve për anëtarësim.
Ndërkaq ministri i Jashtëm Abdullah Gyl, në një koment në revistën britanike The Economist, tha se Turqia do të heqë dorë nga përpjekjet për anëtarësim, nëse Bashkimi Evropian do të imponojë kushte të reja, ose do të përpiqet që Ankarasë t'i ofrojë marrëdhënie që janë më pak se anëtarësimi i plotë.
XS
SM
MD
LG