Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti i Kosovës i ka kompletuar analizat mjekësore në spitalin ushtarak amerikan në Gjermani, dhe rezultatet e para të ekzaminimeve janë të kënaqshme, e transmeton agjencia AFP ministrin e Kulturës të Qeverisë së Kosovës Astrit Haraçia.
"Të gjitha analizat mjekësore që presidenti i ka bërë janë kryer. Rezultatet janë shumë të kënaqshme", ka thënë Haraçia, i cili njëherit është edhe zyrtar i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Haraçia ka refuzuar ta komentojë gjendjen shëndetësore të presidentit Rugova apo ndonjë diagnozë konkrete pas 5 ditë ekzaminimesh nga mjekët në spitalin ushtarak amerikan në Landstuhl.
"Ne presim që Rugova të kthehet në Kosovë nga fundi i javës. Më pas, rezultati i analizave do të bëhet publik, dhe do të shohim nëse ai do të ketë nevojë për trajtim të mëtejmë mjekësor", ka thënë Haraçia.
XS
SM
MD
LG