Ndërlidhjet

DAMASK


Siria ka ftuar kreun e komisionit të Kombeve të Bashkuara që po heton vrasjen e ish kryeministrit libanez Rafik Hariri të vizitojnë Damaskun.
Kryehetuesi i çështjes, gjermani Detlev Mehlis, kishte kërkuar nga Siria më shumë bashkëpunim në zbardhjen e vrasjes së zotit Hariri më 14 shkurt të këtij viti.
Vrasja e Haririt çoi në protesta dhe largimin e mijëra trupave siriane që gjendeshin në Liban që nga fundi i luftës civile në vend. Po sot është lëshuar urdhërarresti për katër gjeneralë libanezë, pro-sirianë lidhur me rastin Hariri.
XS
SM
MD
LG