Ndërlidhjet

VJENË


Kancelari austriak Volfgang Shysel deklaroi se problemi i Kosovës mund të zgjidhet vetëm brenda Bashkimit Evropian dhe se vendeve të Ballkanit u duhet perspektivë për anëtarësim në union.
"Vendeve të Ballkanit u duhet perspektiva për anëtarësim në BE, për zbatimin e reformave dhe përparimin në procesin e paqes. Çështja e Kosovës mund të zgjidhet vetëm nëse rajoni sërish hyn në Evropën e madhe", ka thënë Shysel në një intervistë për të përditshmen vjeneze "Kurir".
Shysel ka thënë se shpreson që bisedimet për anëtarësimin e Kroacisë në BE, të fillojnë në të njëjtën kohë kur BE fillon bisedimet me Turqinë, më 3 tetor.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG